Jemini ironizon para Kapllanaj: Hajde po lëmë lojën nja 10 minuta, nuk jeni në ligë amatore

Lorenc Jemini ka ironizuar veprimin e bërë nga presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, në takimin ndaj Skënderbeut. Pas penalltisë së dhënë pas rënies së Dejvi Bregut dhe e kthyer në gol nga ana e Ditës, Kapllanaj ka ftuar të gjithë lojtarët që të ndërpresin ndeshjen për një minutë.

I ftuar te “Procesi Sportiv” është Agron Kapllanaj, i cili shprehet se gabimet e arbitrave nuk janë tendencioze, përveç rastit në gjykim ndaj Teutës sipas tij. “Nuk janë gabime tendencioze, por të shpërndara. Për mendimin tim vetëm Laver Alla na dëmtoi shumë ndaj Teutës dhe aty po. Ne kemi ndërprerë vetëm një minutë takimin në shenjë proteste, kaq, nuk do të largoheshim nga fusha. Kam folur me presidentin e FSHF-së, Duka. Më siguroi se nuk ka asnjë qëllim për dëmtimin e Bylisit. Ai ka takuar arbitrat dhe ka kërkuar që t’i kthehen rrugës së drejtë””, ka thënë Kapllanaj.

Nga ana tjetër, Jemini ka ironizuar: “Po çfarë është kjo? Si mund të ndërpresësh lojën ashtu. Se pastaj krijohet precedenti, thotë një ekip tjetër që hajde se po e ndërpresim ndeshjen nja 10 minuta dhe me këtë rast edhe po ç’lodhemi pak. Këtu bëhet fjalë për një ekip që është në Superiore, jo në ligë amatore”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *