Debat i nxehtë/ Lila ia thotë Sinematit: Kërko falje! Nuk duhet të dalin në televizor, njerëz negativ

“Procesi Sportiv” ka nisur menjëherë me një debat të nxehtë gjatë mbrëmjes së sotme. Andi Lila ka pasur një debat me Gëzim Sinematin, pasi ky i fundit e kishte akuzuar më herët për mungesën e trasparencës për ndeshjen e yjeve. Lekët e mbledhura nga biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti dhe akuza ishte e rëndë.

Për këtë arsye, futbollisti i Tiranës është shprehur: “Njerëzit në Shqipëri shohin vetëm gjëra negative, këtu ka shumë energji të tillë. Një prej personave me energji negative është edhe Gëzim Sinemati. Unë mendoj se ligji anti-shpifje duhet edhe për këta persona të sportit, që të mos dalin fare në televizor. Nuk ka fare etik gazetarie dhe më thotë që nuk ke bërë transparencë. Unë e kam bërë dhe duhet të kërkoj falje për këtë gjë”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *