“Futju 1-sh”, Murinjo për vendimin në braktisjen e flokëve: U zgjova një ditë…

Murinjo i ka surprizuar të gjithë me stilin e ri të flokëve, duke zgjedhur që të bëhet tullac. Një imitim kështu i Pep Guardiolës, me portugezin që dikur e tallte dhe bënte humor me kundërshtarin e tij.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë ndryshim në pamjen e tij, Murinjo do të shprehej: “Ndonjëherë më pëlqen të bëhem tullac dhe ta ndiej të ftohtin. U zgjova dhe flokët mu dukën keq. I thashë menjëherë njeriut që përkujdeset për këtë punë: “Futju 1-sh”, tha duke qeshur Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *