Marash Kumbulla është kthyer në lojtarin e preferuar nga shumë skuadra të mëdha si italiane, ashtu edhe të kampionateve të tjera elitare të Europës. Paraqitjet e tij në fushën e lojës me fanellën e Veronës e justifikojnë çdo ditë e më shumë këtë interesim të jashtëzakonshëm të shfaqur për të.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë është ndalur të flasë për mbrojtësin kuqezi. Reja tregon se i ka thënë Napolit që ta afrojnë menjëherë 20-vjeçarin, që sipas tij ka të dhëna të përsosura. Sa i përket zgjedhjes së Kumbullës për Kobëtaren që zgjodhi të përfaqësojë, trajneri italian shprehet se një Italisë nuk i erdhi kurrë, ndërsa te Shqipëria ishte pikërisht ai që e bëri të debutonte me fanellën kuqezi.
“Te Napoli i thashë që ta marrin menjëherë Kumbullën. Ka të dhëna të përsosura, është fizikisht i fortë dhe mbi të gjitha është një djalë me seriozitet të madh. Që dy vite më parë ai duhej të përfundonte te Juventusi, por disa nga menaxherët e Hellas si dhe familjarët e tij preferuan që të qendronte te Verona për tu rritur më tepër. Shqipëria? Në Itali askush nuk e thirri dhe unë e bërë të debutante me Kombëtaren e tij”, ka thënë Edi Reja./Sport Ekspres/