Mblidhet Komiteti Ekzekutiv në FSHF, vëmendje futbollit të moshave dhe 15 mijë euro shpërblim

Komiteti Ekzekutiv ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e zakoshme, që është mbajtur në ambientet e FSHF-së. Kjo mbledhje është drejtuar nga kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, Armand Duka, ndërsa në fokus të saj ishin disa çështje të ndryshme, ku u vendos edhe zhvillimi i Asamblesë së zakonshme të FSHF-së më datë 9 prill.

Gjithashtu, ndër vendimet e marra ishte edhe ai  i shpërndarjes së një shpërblimi, që kap shifrën e 15 mijë eurove, për Kombëtaren e Futsallit. Kjo për shkak të aritjes së këtyre të fundit duke kaluar në Elite Round. Ndërkohë vëendje ka marrë edhe futbolli i moshave, ndërsa janë hedhur edhe dy propozime që do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme që do të organizohet, ku synohet që të zhvillohet një kampionat Kombëtar për 13 dhe 21 vjeçarët. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë:

Sot, më datën 10 Shkurt është mbajtur në ambjentet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së zakonshme të FSHF dhe rendi i ditës, që do të mbahen më datën 9 Prill në Tiranë.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi që të ndajë një premio prej 15 mijë Euro për Ekipin Kombëtar të Futsalit, si një vlerësim i merituar pas suksesit të tyre në kalimin e turit në Elite Round. Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet.

Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të Air Albania Stadium, si dhe me ecurine e punimeve tek Shtëpia e Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *