Zyrtare/ U largua nga Flamurtari për shkak të krizës, mbrojtësi i firmos në Kososvë

Pasi la ekipin e Flamurtarit, Lirim Mema ka gjetur ekipin e tij të ri. Mbrojtësi shqiptar i është bashkuar klubit të Dritës në elitën e Kosovës. Aventura e tij në Superiore me skuadrën vonjate nuk zgjati shumë, teksa pas ardhjes në muajin gusht te Flamurtari, futbollisti vendosi të mos e përfundonte sezonin të plotë. Arsyeja ishte kriza financiare e ekipit shqiptar.

Tashmë Mema, i cili është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21, ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me Dritën deri në qershor të vitit 2022. Marrëveshja është arritur që në ditën e fundit të merkatos, por për shkak të procedurave të dokumentacionit nuk është bërë e njohur për publikun nga klubi. Drejtuesit e Dritës janë të bindur se kanë bërë një zgjedhje të duhur, që do të ndihmojë shumë në rritjen e konkurencës në krahun e djathtë të mbrojtjes./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *