Një shaka e tepruar ishte ajo e Dele Alli, yllit të Totenhemi. Ky i fundit kishte postuar në rrjetet sociale një video, ku shihej edhe një njeri që vinte nga Azia, ndërsa futbollisti vendoste një maskë në fytyrë duke shkruar: “Virusi duket kaq i shpejtë, sa duket se do më kap dhe mua”. Menjëherë është fshirë edhe postimi, ndërsa virusi në fjalë ka marrë shumë jetë njerëzisht në Kinë dhe numërohen rreth 40.000 të prekur në gjithë botën.
“Nuk është diçka që mund të bëhet shaka. Të gjitha lutjet dhe dashuria ime shkon me Kinën”, do të shprehej Alli pasi e kuptoi gabimin, por edhe sigurisht pasi ka marrë qortimin nga klubi. /Sport Ekspres/
#DeleAlli video, in case people haven’t seen it yet. Once Tottenham scum, always Tottenham scum.
— MAKE ARSENAL GREAT AGAIN (@ArsenalEast) February 9, 2020