Partizani e ka lënë disi mbrapa krizën në Superiore, ndërsa ka marrë dy fitore radhazi. Por ajo që do të lërë gjurmë tek të kuqtë është disfata ndaj Besëlidhjes me rezultatin 3-0. Kryeqytetasit do të kenë edhe një ndeshje tjetër për të shpëtuar eliminimin nga Kupa, por situata do të jetë shumë e vështirë.
I ftuar për “Ora Sport”, trajneri i Besëlidhjes, Plori, shpreh sigurinë e madhe që do të nxjerrë Partizanin nga Kupa e Shqipërisë. Gjithashtu duke theksuar se skuadra e tij ka nivel më të madh se disa ekipeve në Superiore.
“Unë nuk kam presion. Kupa e Shqipërise nuk ka qenë qëllimi im, por të ngjitemi në Superiore. Por klubi ka insistuar që të luajmë me formacionin më të mirë në kupë. Pavarësisht diferencave, skuadra ime është kompetitive. Kemi lojtarë kualitativ për t’u ngjitur në Superiore. Fitorja në ndeshjen e pare nuk ishte rastësi, kemi performuar mirë. Disa klube të Superiores janë poshtë skuadrës time. Do e eliminoj Partizanin nga Kupa. Jam i sigurt”, tha Plori. /Sport Ekspres/