Nga Kombëtarja te festa e golit ndaj Laçit, Shkurtaj: Hodha një foto në “Instagram”, sikur të merr gjumi

Vasil Shkurtaj vazhdon të shënojë në Superiore me Kukësin, duke u rinkonfirmuar se do të jetë pikërisht ky futbollist, që së bashku me Nuabuezen do të luftojnë për më shumë gola të shënuara në këtë kampionat. Verilindorët nuk zhgënjyen ndaj Laçit, duke e përmbysur rezultatin në 3-1, falë aftësive që zotërojnë në skuadër.

Ndërkohë në një intervistë për “Zona Gol”, Shkurtaj ka prekur shumë tema. Mes të cilave edhe Kombëtaren, ndërsa vite më parë shihej si një nga talentet më premtues te grupmoshat. Por fanellën e Shqipërisë A nuk e ka mbajtur ende mbi shpatulla dhe kjo mbetet ëndrra më e madhe.

“Presidenti Gjici nuk ka shumë kohë që të merret me skuadrën sepse ka gjëra më të rëndësishme, por në fakt ne jemi më të qetë pa të. Në foton time pas golit me Laçin, isha unë që festoja dhe nuk kishte asnjë tifoz mbrapa. Ndikon shumë sepse duket sikur të merr gjumi në fushë, kur ndeshjet luhen në “Ebasan Arena”. Pikët që ka lënë Kukësi deri tani kanë qenë vetëm ndaj skuadrave më të vogla, pasi nuk jemi impenjuar në mënyrën e duhur. Sa i përket Këpucës së Artë, mendoj se do ta fitoj unë. Kam ëndërr që të luaj me Kombëtaren, pasi kam luajtur edhe me ekipet e moshave, por jo me Kombëtaren A. Jam pak vonë, por do përpiqem ta fitoj ftesën”, ka thënë Shkurtaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *