Video/ “Mos lëvizni nga fusha”, presidenti Kapllanaj donte protestë ndaj arbitrit pasi e pa në celular

Bylisi nuk ka shkuar më larg se barazimi ditën e sotme në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën 69 të takimit falë një 11 metërshi të akorduar nga arbitri kryesor. Dita do ta konvertonte këtë penallti në gol, por lojtarët e Bylisit nuk ishin aspak dakord me këtë vendim.

Madje ballshiotët kanë tëntuar edhe të ndërpresin ndeshjen në minutën e 72-të. Ka qenë vetë presidentin Kapllanaj që ka udhëzuar futbollistët e tij të mos i rikthehen lojës për një minutë në shenjë proteste. Numri një i Bylisit ka parë edhe një herë rastin e penalltisë nëpërmjet teknologjisë së telefonit celular dhe nuk ka qenë aspak dakort me atë çfarë arbitri vendosi. Mallakastriotët kanë shprehur shumë pakënaqësi në lidhje me gjykimet e arbitrave javët e fundit, madje duke kërcënuar edhe largimin nga gara. Por këtë herë duket se kanë menduar t’i bëjnë realitet fjalët e tyre./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *