Kanë përfunduar dy takimet e luajtura në orën 14:00 të javës së 21-të të Superiores. Kukësi ka rimarrë edhe një herë kreun, pasi mposhti me përmbysje Laçin e Cungut me shifrat 3-1. Verilindorët tregojnë qartë se objektivi i vetëm për ta është titulli kampion dhe këtë po shfaq nga ndeshjan ë ndeshje. Ndërkohë përballa tjetër e luajtur në Korçë ka përfunduar në barazim 1-1. Skënderbeu dhe Bylisi ndajnë pikën ditën e sotme, ndërsa këta të fundit nuk po gjejnë dot ritmin e gjysmës së parë të sezonit. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve të dhëna për “Supersport”:
Duro (Kukësi): “Et’hemi ka pasur disa probleme fizike, nuk ka qenë atje ku dua unë. Me Laçin ishte atje ku dua unë. Tani ai do të luajë dhe do të luajë në vendin e tjetrit që nuk është në formë. Ndeshjet në “Elbasan Arena” i kam frikë pasi është shumë ambient i akullt. Ndaj Tiranës duhet të jetë një ndeshje me shumë tifozë. Pavarësisht se Tirana ka më shumë tifozë, por është në të mirë të spektaklit”.