Në ditën e sotme krahas dy takimeve të Superiores, janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 15 të Kategorisë së Parë. Kastrioti nuk ka shkuar më larg se një barazim në transfertën me Burrelin në grupin A, duke marrë kështu vetëm një pikë nga ky takim. Një rezultat që i jep mundësinë Besëlishjes të afrohet me vetëm 1 pikë larg krutanëve.
Sa i përket grupit B, Apolonia ka mposhtur udhëheqësit e Pogradecit dhe ka rrëmbyer kryesimin. Ritmin e fierakëve e mban edhe Lushnja, që ka arritur të marrë një rezultat 3-0 kundër Elbasanit. Këta të fundit nuk arritën të ruanin barazimin e pjesës së parë deri në fund, teksa ka marrë humbjen e 11 dhe mban vendin e fundit në tabelë./Sport Ekspres/
Grupi A
Burreli-Kastrioti 1-1 | Mehmeti 2′ / Hyska 58′
Tërbuni-Veleçiku 2-1 | Zhivanaj 22’, Dushku 33’ / Trumci 77′
Erzeni-Egnatia 0-1 | Gjoka 65′
Grupi B
ILIRIA-DEVOLLI 3-3 | Xhymerti 51′, Doci 57′, 60′ / Da Mota 11 (p), Rapo 49′, Hasani 67′
TURBINA-ORIKU 0-0
LUSHNJA-ELBASANI 2-0 | Magani 52′, Branica 71′
SHËNKOLLI-BESA 0-1 | Gonzalez 81′
APOLONIA-POGRADECI 2-0 | Zaimaj 21(p), Gjata 90’+5′