Te Barcelona ka pasur një “luftë” në distancë mes Abidalit dhe Mesit. E gjitha kjo pasi përgjegjësitë e dështimit, kalohen gjithmonë te ylli argjentinas. Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, i ka qetësuar disi gjakrat, por polemikat mbeten ende aty.
Ndërkohë drejtori sportiv, Abidal, e ka kaluar topin te Mesi kur flitet për rinovimin. Në deklaratën e fundit është shprehur se duhet të flasi vetë futbollisti në lidhje me këtë çështje dhe se nuk është e lehtë. “Kjo pyetje duhet t’ia bëni Mesit, unë shpresoj se do të rinovojë. Ai tha se Barcelona është gjithçka për të. Po flasim për rinovimin me lojtarin më të mirë në botë dhe nuk është e lehtë”, ka thënë Abidal. /Sport Ekspres/