“Po na kthehet si Liverpuli i Superiores”, do të shprehej Orges Shehi pak ditë më parë, duke iu frikësuar vazhdimit të fitoreve radhazi nga ana e Tiranës. Por ndeshja ndaj Vllaznisë në transfertë që është mbyllur në shifrat 0-1, është vazhdimi i përkufizimit.
Heroi është i njëjti, ashtu si në derbin ndaj Partizanit. Bëhet fjalë për Kobina, që pasi mori topin e ka goditur nga distanca në minutën e 85 për ta dërguar në rrjetë. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport” pas ndeshjes:
Egbo (Tirana): “Nuk mendoj për vendin e parë. Tani vendi i parë nuk vlen për asgjë, me rëndësi është që të dalim në fundin e kampionatit. Kjo është strategjia jonë, që të mos nxitojmë asnjëherë për golin. Kjo pasi goli do të vijë. I kam thënë edhe çunave edhe sot që mbajeni rezultatin 0-0, se do të gjendet avantazhi. Nuk ka rëndësi minuta. Lavdi Zotit që ka treguar gjithmonë dorën e tij në këto fitore. Kjo ndeshje është si ajo ndaj Partizanit, si derbi i dytë. Zoti e di se sa po përgatitemi, na ndjek dhe do na shoqërojë gjithmonë deri në fund. Me rëndësi është që të mbrojmë njëri-tjetrin dhe kam parë përqafimet mes lojtarëve dhe gëzimin për të ecur përpara. Edhe ata që janë në pankinë e mbështesin skuadrës dhe janë pjesë e jona”.
Mirsad Jonuz (Vllaznia): “Pjesa e parë ishte e mirë dhe kisha pak probleme me Torasën pasi shkonte si sulmuesi i dytë bashkë me Ngon. Pastaj në dhomat e zhveshjes kam folur me futbollistët që të mbanin në markim Torasën. Pastaj jemi rritur shumë në pjesën e dytë dhe kemi krijuar shanset tona. Disa nga lojtarët tanë kanë probleme me nivelin, pasi janë mesatar. Ky është problemi kur ne luajmë me ekipe të mëdha dhe nuk ia dalim dot. Me një gjuajtje në portë vjen goli. Kjo nuk është një mundësi te Kobina, por një gabim i portierit. Ajo na kushtoi shumë. Nuk e di se përse u mbyllej loja nga ekipi jonë në minutat e fundit sepse unë i thashë që të hapeshim më tepër. Nuk kam probleme me asnjë lojtar dhe u jap mbështetje në stërvitje. Doja të fusja lojtarë shqiptarë në klasike pasi niveli emocional është më i madh se ata të huaj”