Në Itali vazhdohet të shihet Juventusi si ekipi më i preferuar i arbitrave. Ndoshta kjo e ardhur edhe nga dominimi prej disa vitesh nga ana e bardhezinjëve, që e nuk po e lëshojnë kreun dhe Skudeton. Së fundmi është gazetari i mirënjohur italian, Paolo Bonolis, që bën një shaka me shprehjen e famshme tani: “Penallti për Juventusin”.
Një zonjë është rrëzuar në sallë teksa ishte duke u transmetuar emisioni i drejtuar nga ana e Bonolis. I njohur edhe si tifozi i madh i Interit, gazetari italian ka menduar që ta kthejë me humor këtë moment, duke futur edhe pak pjesën sportive. “Lajmi që na ka mbërritur tani, i freskët, është se kemi të bëjmë me penallti për Juventusin”, u shpreh Bonoli, ndërsa po ripërsëriteshin pamjet e rënies së zonjës në studio. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të tifozëve bardhezinjë në rrjetet sociale, pasi flasim për një figurë të njohur televizive në Itali. /Sport Ekspres/
STO MORENDO DALLE RISATE
AHAHHAHAHAHHAHAHAHHAHAH#Bonolis pic.twitter.com/7VCzLLMIzZ— Wendy (@tifosainter) February 3, 2020