Pas ndarjes së rrugëve me Dorjan Bubeqin, klubi i Korabit ka zyrtarizuar ditën e sotme trajnerin e ri. Dibranët kanë vendosur të ulin në stolin e tyre klevis Dalipin. Ky i fundit ka arritur që në të shkuarën të vihej në krye të pankinës së kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Partizanit. Pjesë e këtyre të fundit për një periudhe të gjatë 7-vjeçare dhe drejtuesit e vlerësuan duke i ofruar drejtimin e ekipit të parë.
Por duket se besnikëria e Dalipit ka shtyrë klubin e Korabit që t’i lërë në dorë rolin e trajnerit. Lajmin e ka bërë publik vetë ekipi dibran në faqen zyrtare në “Facebook”, ku bëjnë të ditur se marrëveshja e arritur mes dy palëve do të jetë një projekt afatgjatë. Me sa duket dibranët dëshirojnë të hedhin hapa seriozë për të ardhmen në mënyrë që të përmbushin objektivat e tyre dhe ky zyrtarizim e tregon qartë një gjë të tillë./Sport Ekspres/