“Tirana është e kaluara”, Lici i rreh zemra vetëm për Vllazninë: Shkojmë në Europë me arbitrat e saktë

Suad Lici ka folur në prag të klasikes mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e javës së 21 të Superiores, e cila nis në ditën e nesërme. Në një prononcim për “STAR Plus”, administrator i shkodranëve ka folur për kohën që ka qenë pjesë e  Tiranës, por shprehet se kjo i përket të kaluarës dhe zemra tani i rreh vetëm për Vllazninë. Objektivat? Me arbitrimin e saktë, mund të kapet Europa.

“Me largimet dhe afrimet e lojtarëve kemi vepruar drejtë, megjithatë duhet të kuptojmë se duhet pak kohë për t’u ambientuar dhe përshtatur. Ne do të japim maksimumin për të fituar dhe besoj se ka ardhur koha që të fitojmë ndaj Tiranës.

Vllaznia ka pasur bilanc të mirë ndaj Tiranës, sidomos në Shkodër. Dikur kam qenë pjesë e bardhebluve, por kjo i përket të kaluarës pasi kam emocione vetëm për Vllazninë. Gabime bëjnë edhe arbitrat, por me rëndësi që të mos jenë me qëllim. Nëse na vjen një dorë prej andej dhe gjykohemi drejt, atëherë shkojmë në Europë”, ka thënë Suad Lici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *