Një hero si Strakosha nuk mjafton për Lacion, Kumbulla lidh të tmerrshmin Imobile

Lacio ka barazuar pa gola ndaj Veronës në ndeshjen e prapambetur të Serisë A. Pavarësisht rasteve të shumta që ishin për zhbllokimin e rezultatit, portat kanë mbetur të paprekura. Strakosha ka treguar edhe njëherë sesa vlen duke u bërë hero për Lacion, pasi e ka shpëtuar në të paktën tre raste të sigurta për të pësuar.

Nga ana tjetër, Marash Kumbulla është bërë një mur i vërtetë në mbrojtje. Këtë herë mbrojtësi kuqezi ka lidhur të tmerrshmin Imobile, që është golashënuesi më i mirë i Serisë A me 25 gola dhe me statistikën e një realizimi në çdo 73 minuta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *