Shfrytëzojnë edhe ditën e fundit të merkatos, Hyka pranë ekipit ku ndodhej edhe James Adeniyi

 

Aventura e Jahmir Hykës në Izrael nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të. Mesfushori shqiptar është përfolur gjatë merkatos për një largim të mundshëm dhe këto zëra vazhdojnë të jenë prezentë edhe në ditën e fundit të transferimeve në Izrael. Mediat izraelite bëjnë me dije se Maccabi Netanya po bën edhe një përpjekje të fundit për të larguar Hykën, ndërsa afati i fundit i transferimeve është ditën e nesërme.

Madje një tjetër skuadër vendase duket se ka qenë e interesuar për shërbimet e futbollistit shqiptar, Kiryat Shmona. Këta të fundit mësohet se kanë kontaktuar lojtarin dhe se Hyka ka qenë gati për të nisur një tjetër eksperiencë me ta. Ndërkohë, me ta ka qenë pjesë edhe një ish-futbollist i Superiores, James Anediyi, i cili u largua nga klubi këtë janar, teksa kritikat për të gjatë qendrimit te Shmona kanë qenë të mëdha. Kjo gjë mund të shfrytëzohet nga Maccabi Netanya, të cilët kanë kontratë me mesfushorin deri në fund të sezonit dhe nëse nuk arrijnë ta shesin pa përfunduar kjo dritare transferimesh, atëherë Jahmir Hyka do të linte klubin me parametra 0./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *