Marash Kumbulla ishte ndër mbrojtësit më të kërkuar në merkaton e Janarit në Seria A. Mbrojtësi shqiptar u kërkua nga gjigantët e Juventus, Inter si dhe Napoli. Drejtuesit e këtij të fundit ishin edhe më kokëfortët për të marrë shërbimet e 19 vjeçarit. Pasi siguruan Rrahmanin, napoletanët përdorën çdo metodë për të bindur lojtarin dhe menaxherin e tij.
Në fund të Janarit, Napoli e skuadrat e tjera të Seria A, dhe jo vetëm, ngelën thatë pasi Kumbulla vendosi të qendrojë deri në merkaton e verës. Megjitahtë skuadra e drejtuar nga Gattuso nuk heq dorë kaq kollaj nga mbrojtësi shqiptar. Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kumbullën dhe menaxherin e lojtarit. Napoli kërkon që negociatat të vazhdojnë duke e bllokuar lojtarin sa më shpejt me një marrëveshje verbale deri në qershor./Sport Ekspres/