E rrallë/ Klubi i Serisë A transferon lojtarin që nuk e kishte blerë ende, çudirat që e dërgojnë në FIFA

Një rast tërësisht i rrallë vjen nga Seria A me klubin e Xhenoas. Këta të fundit do të merrnin futbollistin Kevin Agudelo nga skuadra kolumbiane e Atletico Hulia. Pagesa prej 2.5 milionë eurosh ishte lënë që të kryhej me dy këste, në datat 31 korrik dhe 31 tetor të vitit 2019.

Ndërkohë futbollisti në fjalë fitoi interesimin e Fiorentinës dhe do të kalonte si një huazim me të drejtë blerje gjatë kësaj merkato të janarit, për 12 milionë euro. Madje duke debutuar me skuadrën e Fiorentinës, ndërsa menjëherë ka bërë reagimin e çuditshëm presidenti i Atletico Hulias.

Klubi që e kishte më herët Agudelon, është shprehur se asnjëherë nuk kanë mbërritur paratë e Xhenoas në arkat e klubit të tyre deri tani. Pra me pak fjalë, Xhenoa ka transferuar një lojtar që kartonin e së cilit nuk e kishte blerë ende. E keqja nuk përfundon këtu, pasi kolumbianët kanë ende 10% të kartonit të futbollistit dhe një huazim i tillë kërkon edhe lejen e Atletico Hulias, që në këtë rast nuk është pyetur fare. Për këto dy probleme të mëdha, skuadra kolumbiane ka dërguar në UEFA ekipin e Xhenoas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *