Partizani do të ndeshet në ditën e sotme në transfertë përballë Luftëtarit. Një përballje kjo e cila nuk do të jetë shumë e thjeshtë për të kuqtë, që luajnë shumçka në Gjirokastër.
Më e rëndësishmja është dashuria e tifozëve dhe besimi i tyre, që me 6 humbjet në 7 ndeshjet e fundit ka nisur të tronditet. Jo më kot, pasi flasim për kampionët e Shqipërisë. Partizani shkon si favorit ndaj Luftëtarit, por djemtë e rinjë u larguan të dëshpëruar nga shtëpia kur morën vetëm 1 pikë përballë kryesuesve të Kukësit. Kjo tregon se punët për Sormanin nuk do të jenë edhe aq të thjeshta, ndërsa nuk e ka marrë ende fitoren e parë që nga rikthimi i tij në Shqipëri. Gjithashtu historia sjell në vëmendje humbjen turpëruese me rezultatin 5-0 të Partizanit ndaj Luftëtarit, kur te këta të fundit gjendeshin lojtarët më të mirë. Me hijet e së shkuarës, të tashmen që flet ndryshe dhe dashurisë së munguar, kjo është situata e Partizanit. /Sport Ekspres/