Rangersi ka zyrtarizuar në orët e fundit të merkatos gjatë ditës së djeshme Florian Kamberin. Pikërisht prurjen më të re të Rejës te Shqipëria, që u grumbullua në dy ndeshjet e fundit, megjithëse pa pasur mundësi që të luajë.
Një hap i madh ky për Kamberin, që më parë ishte pjesë e Hibernianit. Ndërkohë krahëhapur e pret edhe trajneri i njohur Steven Gerrard. Ky i fundit ka thënë se e ka studiuar prej kohësh lojtarin shqiptar dhe e di se çfarë mund t’i sjellë organikës.
“Kamberi është një sulmues i kompletuar. Ne jemi të lumtur që e kemi marrë dhe e mirëpresim te Rangersi. E dimë shumë mirë se çfarë mund t’i sjellë grupit tonë dhe besojmë se do të kontribuojë në mënyrë pozitive për objektivat tona”, ka thënë Gerrard. /Sport Ekspres/