Nevoja për pikë/ Te Paderborni janë me dhimbje koke, kundër “Ujqërve” dhe pa Gjasulën

Situata e vështirë në fundin e tabelës vijonë javë pas jave për skuadrën e Paderborn. Të ngjiturit nga Bundesliga 2 nuk u përshtatën sa duhet në ligën e parë duke rënë pre e skuadrave të tjera në rezultate negative. Vetëm 15 pikë ka grumbulluar Paderborn në 19 javë kampionat. Fitorja e fundit ndaj Freiburgut të Abrashit ka rritur shpresat për Paderborn por nuk mjafton me kaq pak.

Në fundjavë i pret takimi i vështirë ndaj Wolfsburg. Pa mbrojtësin e majtë Collins dhe pa kapitenin Gjasula, trajneri Steffen Baumgart ka kaluar një javë aspak të qetë. Duke u munduar të gjeë zëvendësuesit e duhur, mundësit janë të pakta duke parë se dy lojtarët kanë qenë titullar. Gladiatori i Kombëtares nuk do mund të zbresi në fushë të dielën për shkak të kartonave të verdhë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *