Shkaku presidentit/ Rreziku për kampionët e Greqisë, u përfol edhe më e keqja për klubin e Mihajt

PAOK-u është kthyer në një çështje në vendin fqinj. Klubi i njohur grek, pjesë e të cilit janë edhe lojtarët shqiptarë Mihaj dhe Kaçe, po përballet me një situatë të vështirë. E gjitha kjo për shkak të zbulimit se si PAOK-u ashtu edhe Xanthi kanë pronësi të njëjtë. Një gjë e tillë nuk është e lejueshme në kampionatin helen dhe për këtë arsye të dyja skuadrave do u duhet që të përballen me pasojat.

U përfol madje deri në zbritjen e të dyja klubeve në një kategori më poshtë. Megjithatë kjo pistë duket se do të bjerë poshtë, ndërsa rruga më e mundshme është ajo e gjobës dhe uljes së pikëve. Sipas mediave greke mund të kemi një penalizim me -6 pikë për PAOK-un dhe -10 pikë për Xanthin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *