Zyrtare/ Me shumë elegancë dhe klas, Interi prezanton dëshirën më të madhe të janarit

Tashmë gjithçka është zyrtare. Eriksen ka kaluar me sukses vizitat mjekësorë dhe do të jetë pjesë e Interit. Mesfushori danez la skuadrën e Tottenham për të nënshkruar një kontratë që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2024 me zikaltrit. Lojtari është një nga më të mirët në rolin e tij dhe në sezonet kur ka luajtur me ekipin londinez ka qenë një pikë kyçe për ta. Klasi në fushën e lojës tregon shumë përse Conte e dëshironte aq shumë Eriksenin në skuadrën e tij.

Emri i tij u përfol gjatë për një transferim, ndërsa në skenë dolën shumë emra ekipesh të njohura që kërkonin shërbimet e tij. Në garë për ta afruar në organikën e tyre kanë qenë Juventusi, Barcelona dhe Reali i Madridit, por Eriksen ka bërë zgjedhjen e tij dhe duke nisur nga sot do të mbajë veshur fanellën e Interit./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *