Derbi i Romës është duke u luajtur aktualisht, ndërsa ndeshja është vendosur nga gafat e dy portierëve. Të parët që do të kalonin në avantazh do të ishin verdhekuqtë, që do të shënonin me anë të Xhekos. Por merita kryesore këtu i shkon Strakoshës, që me daljen e tij të gabuar dëshmon edhe një herë tjetër se ka ende shumë për të punuar në këtë aspekt.
Por për të ardhur te barazimi do të mendonte homologu i portierit shqiptar, Lopez. Ky i fundit do të bënte një grushtim qesharak të topit, që kishte mbetur pranë portës pas një ekzekutimit të një goditjeje nga këndi. Portieri i Romës, në vend të largimit të topit, e afron atë më afër me vijën fatale, ku Acerbi nuk e ka të vështirë ta shtyjë sferën në rrjetë./Sport Ekspres/
Not so well.. #RomaLazio pic.twitter.com/CtdiSoqDST
— ?? ???? ??? ??????? (@thelighton_emi) January 26, 2020
1-0 Dzeko!!! #romlaz #derbydellacapitale #RomaLazio pic.twitter.com/0i9R0oJ7QA
— Romanisti Olandesi (@RomanistiNL) January 26, 2020