Zyrtare/ Tirana forcon mesfushën, rikthen në Superiore futbollistin nga Guinea

Tirana ka zyrtarizuar sot përforcimin e mesfushës. Lancinet Sidibe do të jetë lojtar i bardhebluve deri në fund të këtij sezoni. Lojtari nga Guinea vjen te skuadra kryeqytetase me formulën e huazimit, ndërsa kartoni i tij do të jetë ende në pronësi të ekipit të Besëlidhjes.

Lajmi vjen nga faqja zyrtare e Tiranës në “Facebook”, që njofton kështu rikthimin e futbollistit në Superiore. Edhe pse është vetëm 23 vjeç, Sidibe ka luajtur në elitën e futbollit shqiptar me ekipe si Flamurtari apo edhe Teuta./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *