Lushnja e ka si objektiv dhe me çdo kusht kërkon ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Këtë herë klubi ka zyrtarizuar afrimin e radhës.
Bëhet fjalë për mesfushorin 29-vjeçar Orgest Gava. Së fundmi ky futbollist ka qenë pjesë e Dukagjinit në Kosovë, por ishte prej disa kohësh i larguar nga kjo skuadër. Pjesë e Lushnjes ka qenë edhe disa sezone më parë, ndërsa ky rikthim pritet ta përforcojë ekipin në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/