Gabimi foshnjarak i portierit të Napolit, bisha që zgjoi Tare vazhdon rekordin te Lazio

Lazio vazhdon te mbajë ritmim këtë sezon, teksa ka arritur të marrë fitoren e radhës, këtë herë ndaj Napolit të Gatuzos. Një fitore minimale 1-0 i mjafton kryeqytetasve për të dalë me 3 pikë nga fusha, ndërsa goli ka ardhur në minutat e fundit siç Lazio e ka bërë zakon ndeshjet e fundit. Ishte i përhershmi Imobile ai që në minutën e 81 përfitoi nga gafa e Meret që do të rezultonte fatale.

Portieri i Napolit e tepron me mbajtjen e topit dhe sulmuesi italian e shfrytëzon këtë gabim në mënyrën më të mirë të mundshme duke e çuar topin në portën e zbrazët. Ky është goli i 20 në Serie A për Imobile, duke qenë një bast i fituar nga Tare, i cili i besoi sulmuesit për ta rithyer në Itali ku po shkëlqen së fundmi pas atij dështimi te Sevilja./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *