VIDEO/ Italia protesta edhe në miqësore yjesh, fiton me penallti ndaj Shqipërisë

 Shqipëri-Itali (Yjet) 1-1

Penalltitë 2-3 Gabon nga pika e bardhë Duro.

 

34′ Erjon Bogdani vendos baraspeshën në sekondat e fundit. Yjet e Italisë protesta drejt gjyqtarit të ndeshjes.

 

21′ Alban Bushi sjell rastin më të rrezikshëm për Shqipërinë, godet traversën nga distanca.

15′ Largohet Strakosha, futet Beqaj. Strakosha pas zëvendësimit për Supersport: “Mos qesh se mosha bën të vetën. Te ajo pritja as vetë nuk e di si rashë”.

11′ Vjen goli i parë me parabël nga Esposito Shqipëri-Itali (Yjet) 0-1

9′ Foto Strakosha bën pritjen e parë dhe shfaq lumturinë duke qeshur, ovacione edhe nga yjet e Greqisë.

3′ Largohet Igli Tare, në vendin e tij Erjon Bogdani. Tare për “Supersport”: “Kemi kohë që e kemi lënë futbollin dhe duhej të ruheshim nga ndonjë dëmtim”.

Vetëm pak minuta kanë mbetur nga nisja e ndeshjeve të yjeve, atje Shqipëria do të ketë përballë Greqinë, Turqinë dhe Italinë. Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka organizuar këto miqësore të veçanta që lekët e përfituara nga shitja e biletave të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndeshja e parë e kuqezinjëve do të jetë ajo ndaj Italisë. Sa i përket formacionit zyrtar me trajner Ilir Shulkun, janë lënë jashtë Adrian Aliaj, Alban Bushi dhe Redi Jupi. Ndërsa nga ana tjetër është De Biazi në krye të Italisë si trajner. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *