“Asnjë lekë më tepër, Realdo Fili po luan me Vllazninë”/ Në Shkodër ka nisur të soset durimi

Realdo Fili i ka ndarë rrugët me klubin e Luftëtarit, me të cilët pati edhe probleme gjatë këtij sezoni. Pas përplasjes që futbollisti pati me tifozët, drejtuesit e bluzinjve vendosën që ta dërgonin te ekipi i të rinjve në formë ndëshkimi. Megjithatë Fili ka qenë vendimtar në sulmin e Luftëtarit, ku nuk i munguan golat dhe kjo ka bërë që të kërkohet nga klube të tjera të Superiores.

Një ndër to është edhe Vllaznia që ka bërë ofertë për shërbimet e Filit. Por Ermir Vajushi, që prej kohësh bën analiza dhe nëpërmjet burimeve të veta pranë klubit informon në kanalin e tij në “Youtube” tifozët shkodranë për lajmet nga skuadra e qytetit të tyre, këshillon Vllazninë të mos japin anjë qindarkë më tepër për Filin. Kjo pasi sipas tij ish-futbollisti i Luftëtarit nuk ka për të ardhur në Shkodër.

“Me Realdo Filin mos gaboni për t’i dhënë asnjë cent më tepër nga çfarë i keni dhënë, asnjë cent më tepër sepse nuk e meriton. Mos kini frikë se do të shkojë te Teuta apo Laçi. Ku të dojë të shkojë. Ai futbollist është duke luajtur me ju, ua them sinqerisht, Realdo Fili nuk ka për të ardhur te Vllaznia. Nëse dëshiron që të vijë, ta bëj këtë gjë me shifrën dhe ofertën që ju i keni vendosur”, ka thënë Vajushi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *