Çështja Esat Mala/ Sormani e adhuron te Partizani, por pritet përshëndetja me të kuqtë

Esat Mala është kthyer në një çështje nga presidenti Gaz Demi në skuadër pasi nuk ka rinovuar kontratën me Partizanin brenda afatit kohor të përcaktur nga drejtuesit e kuq. Sigurisht që bisedimet për këtë marrëveshje kërkonin kohën e tyre, por te Partizani nuk kishin durim të prisnin gjatë.

Trajneri Sormani e adhuron këtë lojtar dhe ka kërkuar që të jetë pjesë e skuadrës. Megjithatë nuk është grumbulluar dhe marrë në Anatalia, por është lënë në Partizanin B. Në këto kushte duhet të presim në ditët në vijim për zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së Malës. Një futbollist ky me shumë potencial të madh që pritet të provojë veten jashtë Superiores. Pavarësisht dëshirës së madhe të trajnerit të ri për të pasur Malën pjesë të organikës, kur të kthehen të kuqtë nga përgatitja nga Antalia, futbollisti në fjalë mund të ketë dhënë përshëndetjen e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *