Kur Skënderbeu bënte ligjin në futbollin shqiptar, edhe miqësoret e organizuara nga korçarët ishin ndaj ekipeve të njohura europiane. Por pas dënimit sa i përket Europës, ka sjellë edhe një rënie të ndjeshme.
Ndeshja e parë për vitin 2020 është zhvilluar ndaj Egnatias të Kategorisë së Parë. Përballja është zhvilluar në “Tropikal”, atje ku takimi ka përfunduar në shifrat 0-1. Goli i vetëm ka ardhur nga ana e Samet Gjokës. Pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve të Skënderbeut për të mos dalë me humbje në këtë takim të parë, kanë rezultuar të dështuara dhe pa sukses, ndërsa ky është edhe një sinjal alarmi për trajnerin Daja. /Sport Ekspres/