Që pa nisur mirë viti 2020 u bë e qartë se Kristal Abazaj do të nxirret në shitje nga Anderlehti. Ky është shansi më i mirë për ta larguar futbollistin shqiptar, pasi ka rifituar interesin teksa u kthye si protagonist te Kukësi.
Ndërkohë një ofertë ka mbërritur te Anderlehti sa i përket Abazajt. “Superliga Shqiptare News” shkruan se Eupen i ka kërkuar kësaj skuadre dy lojtarë në formë huazimi, Abazajn dhe Sowah Adjei. Ende nuk dihet përgjigja e kthyer nga skuadra e njohur belge, që faktikisht është e interesuar vetëm për një shitje të lojtarit. Gjithsesi zhvillimet e reja në Belgjikë trembin ekipin e Kukësit që mund të humbë një nga futbollistët më të mirë. /Sport Ekspres/