Ali Sowe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ekipin e CSKA Sofia, teksa ka shënuar 9 gola në këtë sezon për klubin bullgar, dy më pak se golashënuesi më i mirë në kampionat deri tani. Futbollisti ka luajtur më parë edhe në Superiore, ku mbante veshur fanellën e Skënderbeut për sezonin 2017/2018.
Por që nga ajo kohë sulmuesi afrikan ka pësuar një rritje të madhe sa i përket vlerës së tij në treg. Drejtuesit e klubit bullgar i kanë vendosur Sowe një çmim prej 2 milionë eurosh dhe çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të derdhë fillimisht një shifër të tillë në arkat e CSKA Sofie. Një rritje vërtet e madhe kjo për ish-futbollistin e Skënderbeut, megjithëse golat e shënuar prej tij në elitën e Bullgarisë i japin të drejtë një vlere të tillë./Sport Ekspres/