Trajneri i Notingham e ka vendosur, portieri shqiptar do të dërgohet te Manchester City

Vendimi është marrë sa i përket portierit shqiptar, Arijanet Muriq. I dërguar në huazim nga Manchester City te Notingham Foresti, aventura do të rezultonte tërësisht zhgënjyese. Kjo pasi portieri tjetër, Samba, do t’i merrte vendin e titullarit në “Championship”.

“Me shumë mundësi po, do ta rikthejmë te Manchester City. Do ta vendosim së bashku me klubin”, ka qenë përgjigja e trajnerit të Notingham Forestit, Lamouchi. Muriq do të rikthehet në merkaton e dimrit te klubi që ka kartonin te Manchester City. Më parë gardiani i Kosovës është përdorur si titullar te “qytetarët” sa i përket ndeshjeve që zhvillohen në Kupë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *