Epoka e re e Artetës ka filluar te Arsenali dhe po jep frytet e para. Ndihmësi i Guardiolës te Manchester City ka mësuar aq shumë nga ajo eksperiencë, aqsa mund të nis edhe t’i zbatojë te topçinjtë që në ditët e para.
Ndërkohë në mbrëmjen e sotme është kaluar testi i parë i vërtetë, pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Manchester United. Golat e Pepes dhe Sokratis do të vendosnin që në pjesën e parë, por dominimi ishte dukshëm i Arsenalit. Ndërkohë “kopjimi”i Artetës nga Guardiola nis që të veshja, por gjithçka ka mësuar, shërbyen që të thyente djajtë e kuq, këtë herë si trajneri i parë i Arsenalit. /Sport Ekspres/