Gentian Selmani është duke shkëlqyer te Menemenspori në Turqi. Pas shumë ndeshjeve pozitive të zhvilluara, ka pasur një jehonë më të madhe për të, aqsa u përfol edhe kalimi në Seria A. Torino ishte më afër, ndërsa interesim konkret ka edhe nga Beshiktashi.
Ndërkohë të njëjtën rrugë pritet ta ndjekë edhe Eraldo Çinari. Sulmuesi i Partizanit ka kaluar një gjysmë sezoni shumë pozitiv në Superiore, ndërsa të kuqtë janë mbështetur tek ky futbollist. Sipas asaj që raporton “Spor Arena”, në janar mund të kemi edhe një transferim për të mbyllur në këtë drejtim. /Sport Ekspres/