Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngo, është duke i shijuar pushimet e fundvitit në Angli. Atje ku ka edhe mikun e ngushtë dhe shumë të njohur në futboll, Rrahim Stërling. Pikërisht për këtë arsye ka qenë i pranishëm në stadium ditën e djeshme në përballjen e Manchester Cityt ndaj Sheffield United.
Atje ka bërë një fotografi edhe me dy yjet e tjerë të “qytetarëve”. Bëhet fjalë për Kun Agueron dhe Kevin De Bryne që Ngo e shoqëron me përshkrimin “Bishat”. /Sport Ekspres/