Everton ka marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Carlo Ancelottit, duke mposhtur në trnsfertë ekipin e Neëcastle me rezultatin 1-2. Të dy golat erdhë nga këmbët e Calvert-Leëin, i cili i jep kështu tre pikët e radhës ekipit të tij, që fluturon në vendin e 10 në renditje.
Ndërkohë sa i përket ndeshjeve të tjera, Southampton ka barazuar 1-1 me Crystal Palace, teksa Ings ka marrë një asist fantastik ka mbrojtësi kundërshtar dhe nuk ka gabuar ta dërgojë topin në rrjetë. Protagonist në këtë takim ka qenë sërish sistemi VAR, që i ka hequr Crystal Palce fitoren nga duart, pas anullimit të një goli milimetrik pozicion jashtë loje në minutën e 15. Megjithatë ky vendim ka lënë pas shumë polemika, që nuk kanë munguar gjatë gjithë këtij sezoni në Premier League.
Ndërsa Watford-it i mjaftojnë vetëm 10 lojtarë për të mposhtur Aston Villan, duke marrë një fitore bindëse me shifrat 3-0./Sport Ekspres/
