Zyrtare/ I mjaftuan 3 ndeshje për të fituar besimin, Egbo ulet në stol deri në fund të sezonit

Tani nuk ka më dyshime, në stolin e Tiranës do të ulet Emanuel Egbo. Ky i fundit riktheu bardheblutë sërish në garë, teksa në tre ndeshjet e tij si trajner i përkohshëm arriti të merrte 100% nga ekipi, duke marë 3 fitore radhazi. Madje arriti që në ndeshjen e parë të rikthente sërish fitoren e munguar prej 5 vitesh te bardhebllutë.

Kështu Egbo ka fituar besimin e plotë të presidentit Halili, që ka vendosur t’i besojë stolin deri në fund të sezonit. Lajmin e ka bërë vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. Egbo ka 6 vite pjesë e stafit teknik të Tiranës dhe e njeh mjaft mirë ambientin e kryeqytetasve, prandaj klubi beson se është i duhuri për të udhëhequr 24 herë kampionët e vendit deri në fund./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online