Shpallet personazhi i vitit 2019, Armand Duka: “Air Albania” dhe Shqipëria mund të rikthehet në Europian

Armand Duka është shpallur një nga personazhet e vitit 2019. Presidenti i FSHF-së është vlerësuar në këtë mënyrë nga emisioni më i ndjekur në Shqipëri, “Opinion”, që drejtohet nga Blendi Fevziu. Arsyeja është padyshim për kushtet më mira që i shërbejnë lojtarëve për futbollin e luajtur, me kulmin që ka arritur te “Air Albania”. I ftuar në emision, Duka është shprehur se ka një zhvillim për shqiptarët në të gjitha fushat.

“Ky stadium i plotëson të gjitha kushtet dhe ka komodidetin për të pritur një ndeshje futbolli, megjithëse për çdo vepër ka kritika. Jam shumë i gëzuar që e kem një stadium, që të gjithë njerëzit ta frekuontojnë. Ka edhe vërejtje që qendrojnë, por balanca është pozitive dhe është një stadium i mirë për Shqipërinë. Ambientet janë të mira dhe nuk na prish punë ajo kulla. Nuk ka qenë më parë në ambiciet e mia për t’u bërë president i FSHF-së, madje as që e dija që ekzistonte si post ky.

Pastaj të rrëmben dhe duhet të kalosh sfidat. Unë kam studiuar për ekonomi-industri në Universitetin e Tiranës, megjithëse doja të shkoja për histori-gjeografi se më dukej më e lehtë(qesh). Fillimisht kam punuar në parkun e mallrave të Burrelit dhe u ktheva në Durrës për t’u marrë me inicitativat personale. Shqiptarët janë zhvilluar duke u krahasuar me para 30 vitesh, në të gjitha fushat e jetës. Sipas meje jemi atje ku duhej të ishim. Dhe për shanset e rikthimit në Europian, mendoj se janë reale për Shqipërinë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/