Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e “Boxing Day” në Premier League. Prezenca e Ancelottit në pankinën e Everton ka nisur të ndihet, teksa këta të fundit kanë mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 ekipin e Burnleyt. Italiani ka bërë kështu një debutim pozitiv në Premier League.
Ndërkohë homologu i tij në stolin e Arsenalit nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në fushën e Bournemouth. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1, ku golin e barazimit e shënoi Aubameyang në minutën e 63, duke shpëtuar kështu Artetën nga një debutim me humbje. Trajneri spanjoll ka rikthyer titullar nga minuta e parë edhe shqiptarin Granit Xhaka, por këtë herë duhet të luajë pa shiritin e kapitenit në krahë./Sport Ekspres/