Marko Çetkoviç është kurorëzuar si lojtari më i mirë i vitit në kampionatin malazez, ku po zhvillon një sezon mjaft pozitiv. Mesfushori është pjesë e klubit Sutjeska, me të cilin ka arritur të shënojë 7 gola në 19 paraqitje për këtë sezon, ndërsa edhe në sezonin e shkuar arriti të gjente 5 herë rrugën e rrjetës.
Çetkoviç dikur ka qenë edhe pjesë e Superiores ku për dy sezone ka luajtur me ekipin e Laçit, ndërsa për gjysmë sezoni ka mbajtur veshur fanellën e kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Partizanit./Sport Ekspres/