Po i mungojnë hapësirat në Angli, klubi italian kërkon rikthimin e Cutrone në Serie A

Vetëm pak muaj pas largimit drejt Anglisë, në radhët e Wolverhampton, Patrick Cutrone mund të rikthehet sërish në Serie A. Sulmuesi italian ka dalë nga akademia e Milanit, me të cilët luajti dy sezone, duke dhënë kontributin e tij me golat e shënuar. Në verë nisi një aventurë të re në Premier League, e cila nuk po i shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa nuk ka arritur të zërë një vend titullari dhe hapësirat e për të kanë qenë të pakta, duke bërë kështu që të shënojë vetëm 3 gola e të japë 4 asist deri më tani.

Por Fiorentina po përpiqet të përfitojë nga ky moment për ta sjellë sërish Cutronen në Itali dhe të ndihmojë në këtë mënyrë në ngjitjen e skuadrës violë në renditje, pasi këtë vit e mbylli në vendin e 15. Ekipi italian ka dhënë ofertën e vetë në tryezën e Wolvers, duke kërkuar që ta huazojnë sulmuesin deri në fund të sezonit dhe me të drejtë blerje më pas për një shifër 16 milionë euro./Sport Ekspres/