E bujshme/ Rei Manaj mund të largohet në janar, përflitet oferta nga Barcelona B

Shumë probleme ka pasur Rei Manaj gjatë kohës së fundit tek Albacete. Sjellja e lojtarit është dënuar nga trajneri Ramis e teksa po kthehej dhe gjithçka po shkonte në normalitet, një penallti e humbur në minutën e 96 e vendos më shumë në dyshim aktivizimin. Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja ndërkohë, për një ofertë që sipas tyre ka mbërritur te Albacete.

Bëhet fjalë për Barcelonën B që ka ofruar 5 milionë euro, për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar. Kjo e ardhur nga nevoja e kësaj skuadre për të pasur një “9” në skuadër. Kategoria ku Barcelona B luan në Spanjë është e treta për nga niveli dhe ky mund të shihet si një hap mbrapa për Manajn. Gjithsesi, duhet të presim ende nëse do të kemi një avancim të bisedimeve. /Sport Ekspres/