Një rrugë e dy punë, sulmuesi i Teutës mund të mos kthehet më nga Kosova pas festave

Pas marrjes së pushimeve në Superiore, Basit Khalid ka vendosur të shkojë në Kosovë. Sulmuesi i Teutës është parë në shoqërinë e lojtarit Mankenda, që aktualisht luan me skuadrën e Prishtinës, në të cilën edhe Khalid ka qenë pjesë.

Ndërkohë 17 javët e para të kampionatit shqiptar kanë qenë për t’u harruar për futbollistin e Teutës, që ka dështuar të bëjë detyrën e tij për të shënuar në portat kundërshtare. Ndoshta kjo mund të jetë një arsye që Khalid të ndryshojë ambient në merkaton e ardhshme dhe një rikthim te Prishtina mund të ndodhë. Vetë prania e tij në kryeqytetin e Kosovës, ngre dyshimet se sulmuesi i Teutës mund të ketë zgjedhur të udhëtojë përfundimisht drejt Prishtinës./Sport Ekspres/