Bruno Dita prek bojkotin: Do të dilnim ne të këqinj, kaluan pagat prandaj u kthyem

Skënderbeu arriti të merrte një barazim në ndeshjen e djeshme kundër kryesuesëve të Kukësit. Ai që i fali këtë pikë korçarëve ishte lojtari Bruno Dita, i cili ka folur për këtë përballje në emisionin “Ora Sport”. Futbollisti i Skënderbeut ka prekur edhe temën e bojkotit 1 ditor në stërvitje, që erdhi si pasojë e rrogave të prapambetura.

“Skënderbeu është mësuar këto vitet e fundit me ndeshjet e mëdha. Ishte tamam një ndeshje e madhe, ndaj një ekipi që garon për titullin kampion. Nuk kishte vend për motivim të jashtëm, futbollistët e gjejnë motivimin ndaj kundërshtarëve të këtij niveli. Barazimi ishte rezultat i kënaqshëm.

Bojkoti? Në futbollin shqiptar ka shumë vonesa pagash, por nuk ka patur probleme shqetesuese. Nuk ishte presion ai për të humbur këtë ndeshje sepse ne do të dalim të këqinj. Ajo që i ndodhi Skënderbeut ishte shumë lajm i keq për futbollin.

Premtimi për tu rikthyer? Normalisht kaluan pagat. Kishte vonesa dhe kaluan pagat, prandaj u rikthyem”, ka thënë Bruno Dita./Sport Ekspres/