Napoli ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Sasuolos, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Kjo ishte fitorja e parë për Gatuzon në këtë aventurë të re, pas asaj humbje debutuese ndaj Parmës në minutën e 93.
Traore ka shënuar golin e parë në minutën e 29, por Allan do të barazonte në pjesën e dytë. Për të vendosur historinë e ndeshjes do të mendonte Elmas, në aksionin e fundit. Pikërisht minuta e 94 do të ishte vendimtare ku mesfushori me origjinë shqiptare dërgoi topin në rrjetë. Festë e madhe për Napolin dhe Gatuzon, ndërsa tifozët duhet të mësohen që me trajnerin e ri do të kenë gjithmonë një adrenalinë të lartë. /Sport Ekspres/